Valerian Osmani nga Fushë Kosova, është një fëmijë jashtëzakonisht i veçantë. Në fakt atij këtë epitet ja japin dy sytë e tij. Në syrin e tij të djathtë ka një hijezim që ngjanë me hartën e Kosovën, ndërsa në të majtin një hijezim që ngjante me shqiponjën dy krenare.
Valeriani bashkë me prindërit e tij jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prindërit e tij, fillimisht e kishin vërejtur vetëm hartën e Kosovës, por më pas edhe shqiponjën, duke ngelur të befasuar me këtë dhuratë të jashtëzakonshme që Zoti ia kishte dhënë djalit të tyre, aq më tepër për ta, të cilët si mërgimtarë, që kanë vazhdimisht mallin për atdheun.
“U tregonim njerëzve, por nuk na besonin”, thotë nëna e Valerianit, në një intervistë për Klan Kosova. Mbase kjo mund të ketë një simbolikë, pasi familja e dajave të Valerianit, ka prejardhje nga Shqipëria raporton shekulli online.