Gjuha shqipe po degradon çdo ditë, sidomos tek të rinjtë dhe veçanërisht me komunikimet online.
Dekani i Fakultetit të Histori- Filologjisë Shezai Rrokaj thotë se gjuha shqipe duhet të jetë provim në Maturën Shtetërore dhe se kjo lëndë duhet të futet në të gjithë fakultetet në vend.
"Natyrisht, përsa i përket provimit të gjuhës shqipe, ai patjetër që duhet të vihet. Administrata duhet të pajisjet me korrektorë të gjuhës sonë, kurse provimi i gjuhës shqipe duhet të bëhet në Maturën Shtetërore. Nuk ka përse të mos jepet provim gjuha standarde shqipe", tha Rrokaj.
Profesor Rrokaj eshte per ndryshime te kujdeshme qe i duhen bere gjuhes standarde shqipe, nderkohe qe keto ndryshime vendosen me kongres.
"As që mund të bëhet fjalë për një ndryshim të një standardi tjetër, kjo do të ishte një kosto e pamerituar për shqiptarët. Standardi duhet të zgjerohet drejt gjithë potencialit të gjuhës shqipe ku do që ajo flitet. Sfida e dytë ka të bëjë me zhvendosjet demografike të popullsisë, të cilat detyrimisht krijojnë edhe një zhvednosje gjuhësore dhe të mënyrës se si flitet dhe nga ana tjetër sfida e tretë duhet të jetë ndaj të gjithë trysnisë së gjuhëve të huaja. Kryesfida e gjuhës shqipe është që ajo të çlirohet nga ajo që quhet dogma, e cila ka lënë edhe gjurmët e saj në gjuhën shqipe", theksoi Rrokaj.
Gjuhetaret jane duke studiuar dhe evidentuar problematikat e gjuhes standarde shqipe per t'i paraqitur me pas ne Qeveri, pasi siç thote Rrokaj, gjuha standarde eshte e shtetit.
Gjuhetare, studies te gjuhes, profesore kane perkujtuar sot profesorin e gjuhes shqipe Menella Totoni, ne nder te te cilet famijaret e tij kane mberritur nga Kanadaja per te peruruar librin e tij me te fundit "Sintaksa e gjuhes shqipe" raporton top Channel.