English

Bujar Nishani gabon rëndë. Nderon Konicën në Boston, ndërkohe ai prehet në Tiranë

Presidenti Bujar Nishani ka shënuar një rekord të ri në historinë e nderimit të eshtrave të dijetarëve të mëdhenj shqiptarë, raporton Agon Channel.

Pas skandalit të ish- ministrit të Kulturës, Ferdinand Xhaferi, që ngulmoi se po negocionte me autoritetet në Itali për sjelljen e eshtrave të Ismail Qemalit në Shqipëri, radha i vjen kryetarit të shtetit të përfshihet në pasaktësi të këtij lloji.
Në faqen e tij zyrtare, Nishani, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Amerikë, lajmëron se ka vendosur kurora me lule në vendprehjen e eshtrave të Fan Nolit dhe Faik Konicës në Boston, duke e shoqëruar këtë edhe me foto përkatëse.
Por vetëm pak metra larg Presidencës, në Parkun Kombëtar të Liqenit Artificial, prehen që prej 18 vitesh eshtrat e njërit prej njerëzve më të fuqishëm në politikbërjen e viteve ‘30 dhe një prej kritikëve me famë të botës së artit dhe letërsisë, Faik Konicës.
Jeta e tij u shua ne emigracion në dhjetor të vitit 1942 dhe eshtrat e tij u sollën në Shqipëri në vitin 1995.

Axhenda

Ditёn e dytё tё qёndrimit nё Detroit Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, zhvilloi vizita tё veçanta nё Teqenё Shqiptare tё Bektashinjve – “Teqeja e Baba Rexhepit” ku u prit nga Baba Arshi Baze; nё Qendrёn Islame Shqiptare, nё tё cilёn i uroi mirёseardhjen Imami, Shuajb Gёrguri; nё Kishёn Katolike Shqiptare “Zoja Pajtore e Shqiptarёve” ku iu urua mirëseardhja nga Famullitari Dom Ndue Gjergji, si dhe nё Kishёn Katolike Shqiptare tё Shёn Palit ku Famullitari Dom Fran Kolaj pёrshёndeti ardhjen e Presidentit.

Gjatё kёtyre vizitave Kreu i Shtetit u takua dhe u përshëndet përzemërsisht me drejtuesit e institucioneve fetare dhe besimtarё tё shumtё shqiptarë tё pranishёm. Nderuan me praninё e tyre dhe uruan mirёseardhjen e Presidentit edhe kryetarёt e bashkive tё qyteteve ku ndodhen kёto institucione fetare.

Nё fjalёt pёrshёndetёse, Presidenti Nishani, nё mёnyrё tё pёrsёritur, vlerësoi lart rolin dhe kontributin shumëplanёsh tё diasporёs shqiptare tё Amerikёs: “Shqiptarёt e Amerikёs meritojnё nderimin e çdo shqiptari pёr mbёshtetjen e çёshtjes shqiptare, pёr mbajtjen gjithmonё lart tё emrit tё shqiptarit, pёr mbajtjen ndezur tё flakёs sё shqiptarizmёs, pёr mbajtjen lart tё flamurit, pёr ruajtjen kulturёs e traditave tona tё pasura dhe kalimin te fёmijёt tuaj”. Kreu i Shtetit Shqiptar vuri nё dukje, gjithashtu, edhe rolin e tyre nё lidhjen dhe forcimin e miqёsisё me Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs, aleatit tё madh tё Shqipёrisё dhe shqiptarёve. “Kisha, xhamia dhe teqeja kanё qenё dhe kanё mbetur shtёpia e Zotit dhe e shqiptarisё”.

Nё mesazhin drejtuar kryebashkiakёve tё pranishёm, Presidenti Nishani pёrcolli ndjenjat e thella tё miqësisё sё popullit shqiptar pёr Shtetet e Bashkuara dhe i falenderoi pushtetarёt vendorё pёr atmosferёn mikpritёse dhe mjedisin miqёsor qё i kanё ofruar shqiptarёve tё ardhur, si emigrantё nё qytetet e tyre, tё cilat kanё bёrё tё mundur integrimin e tyre tё plotё nё shoqёrinё dhe jetёn amerikane; gjithashtu, nёnvizoi se shqiptarёt, tashmё qytetarё tё devotshёm tё kёtij shteti tё madh, me dhuntitё e punёn e tyre tё ndershme po ndёrtojnё njё jetё tё mirё pёr vete, po i shёrbejnё shoqёrisë ku jetojnё, duke i dhёnё kështu njё imazh tё mirё Shqipёrisё.

Tё gjithё drejtuesit fetarё, edhe nё emёr tё besimtarёve, shprehёn falënderimet ndaj Presidentit Nishani, pёr dekorimin e institucioneve tё tyre dhe e vlerёsuan kёtё akt si njё njohje tё punёs dhe ndihmesёs sё tyre pёr Shqipёrinё dhe shqiptarёt nga ana e shtetit amё.

Kryetari i Bashkisё sё Harper Woods-it, zoti Kenneth Poynter, i pranishёm nё Qendrёn Islame Shqiptare, nё emёr tё Kёshillit tё Qytetit, i dorёzoi Presidentit Nishani njё Proklamatё Nderi, pёr shёrbimin e shquar pёr Shqipёrinё dhe shqiptarёt

Nё Kishёn Katolike “Zoja Pajtore e Shqiptarёve”, Kryebashkiakja e Southfield-it, zonja Brenda Lawrence, i dorёzoi Presidentit mesazhin e mirëseardhjes dhe falënderimit nё emёr tё qytetarёve tё kësaj bashkie.

KOMENTE