Një burrë kinez i moshës 22 vjeçare si pasojë e një aksidenti gjatë vitit të kaluar ai dëmtoi mjaft rëndë hundën e tij.
XiaoLian, ka realizuar një trajtim duke rritur hundën e tij në ballin e tij për të zëvendësuar hundën e tij origjinale e cila kishte pësuar deformime si pasojë e një infeksioni që e ka gërryer kërcin e hundës pasi ai nuk kishte marrë menjëherë trajtim pas aksidentit.
Tashmë mjekët po rritin hundën në ballin e tij që më pas të kryejnë operacionin apo transplantin.
Hunda është krijuar duke vendosur një expander në indet e lëkurës mbi ballin XiaoLian.
E prerë në formën e një hunde dhe e mbështetur nga kërcet e marra nga brinjët e burrit.
Kirurgët thonë se hunda është zhvilluar mirë dhe se operacioni transplant do të kryhet së shpejti.