Adlei Likmeta, ishte shpallur në kërkim nga Interpol dhe arrestimi i tij është bërë sot në mëngjes në zyrën e tij në bashkinë e Durrësit ku ushtron detyrën si arkitekt në Zyrën Urbanistike të Bashkisë së Durrësit.
Sipas policisë Likmeta rezulton i dënuar në mungesë me 17 vjet burg për trafik të qenieve njerëzore dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Por nga ana tjetër rezulton se, në momentin e punësimit të tij në Bashkinë Durrës, 34-vjeçari ka rezultuar i padënuar dhe nuk ka pasur precedentë penalë.