English

55 euro një natë, në shtëpinë ku ka jetuar kancelarja Angela Merkel

“Po të zbuloj një sekret të vogël për apartamentin tim: Kancelarja jonë ka jetuar brenda këtyre katër mureve!". Ky është një njoftim tundues në internet, i cili i ofron kuriozëve mundësinë të kalojnë një natë në shtëpinë ku ka jetuar femra më ë famshme dhe më e suksesshme e Gjermanisë, kancelarja Angela Merkel.

Në këmbim të këtij "nderi", pagesa është 55 euro personi. Njoftimi është hedhur në një faqe të njohur në internet dhe vëmendjen mbi të e ka dhënë tabloidi i famshëm "Bild", që e ka kthyer menjëherë në lajm.

Bëhet fjalë për një apartament në Prenzlauerberg, ku kancelarja Merkel ka jetuar në vitet 1986-'90, kur ishte ende doktorante. Asokohe ajo u emërua për herë të parë ministre e Gruas dhe Rinisë.

Pronarët e apartamentit duke parë suksesin e madh të gruas, sidomos ditët e fundit që ajo fitoi mandatin e tretë të qeverisjes së Gjermanisë, kanë menduar ta shfrytëzojnë për të fituar para nga dashamirësit, kuriozët e turistët.

KOMENTE