Pritet që shumë shpejt ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu të zëvendësohet nga ambasadori i ri Donald Lu.
Z. Lu pritet të raportojë në një seancë dëgjimore pranë komisionit për marrëdhëniet me jashtë në Senatin amerikan, axhendën e prioriteteve në vendin tonë.
Në orën 20:00 të mbrëmjes, me orën shqiptare, ambasadori i ri Donald Lu i emëruar nga shefi i Shtëpisë së Bardhë Barack Obama në fund të qershorit, pritet të shpalosë prioritetet e detyrës së tij në krye të diplomacisë amerikane në vendin tonë.
Ambasadori Donald Lu pritet të jetë në një seancë dëgjimore bashkë me ambasadorin e ri të Amerikës në Hollandë Timothy Broas dhe ambasadorin e ri të republikës portugeze Riobert Sherman.
Ambasadori Donald Lu pritet që këto ditë të marrë detyrën e tij në vendin tonë, katër vjet pasi këtë post e mbajti ambasadori Aleksandër Arvizu, mandati i të cilit përfundoi në muajin gusht.
Donald u ka patur një sërë pozicione të rëndësishme të politikës së jashtme amerikane, duke u bërë diplomat karriere ndërsa deri në këto moment mbante postin e Zëvendës Shefit të Misionit Diplomatik amerikan në Nju Delhi të Indisë.
Më parë ai ka shërbyer në ambasadën amerikane në Baku të Azerbajxhanit si i Ngarkur me Punë nga viti 2009-2010 dhe si Zëvendës Shef i Misionit nga 2007-2009.
Nga viti 2003-2006, zoti Lu ka qenë Zëvendës Shef i Misionit Diplomatik amerikan në Bishkek të Kirgistanit. Donald Lu ka shërbyer si Zëvendës Drejtor i Zyrës për Azinë Qendrore dhe Cështjet e Kaukazeve të Jugut nga viti 2001-2003 dhe si Asistent I Posaçëm i Ambasadorit për Vendet e Sapo-Shpallura të Pavarura nga 2000-2001.
Zoti Lu ka qenë në Sierra Leone nga 1988-1990 si vullnetar me Korpusin e Paqes. Ai ka diplomën e studimeve universitare dhe pasuniversitare nga Universiteti i Princetonit.