Kanye West, është duke bërë shumë bujë jo vetëm me këngët e reja, albumin “Yeezus” , por edhe me ndodhitë e fundit në jetën personale.
Pas lindjes së vajzës së vogël, mosshfaqjes së Kim në publik, ndarjes nga jeta të gjyshit të tij, e shumë të tjera, 36-vjeçari është rikthyer duke dhënë një intervistë ekskluzive për BBC News.
Krahas faktit se shprehu pëlqimin e tij për disa nga këngët e Lady Gagas, ai shpjegoi se për mendimin e tij Gaga nuk e ka idenë se çdo të thoshte fjala kamer.
Pasi la pas komentet rreth kolegëve të tij, Kanye u përqëndrua tek shpjegimi i titullit të këngës “I Am a God” ose ndryshe “Unë jam një Zot”, këngë kjo e cila është pjesë e albumit “Yeezus”.
Shumë nga fansat dhe persona të ndryshëm e kishin kritikuar për këtë këngë, pasi sipas tyre ai i jep vetes më shumë rëndësi se sa duhet, duke e krahasuar veten me Zotin.
Por Kanye shpjegon se fjala “Zot ” ishte më e përshtatshmja e mundshme, pasi në qoftë se kjo fjalë do të zëvendësohej nga : “Unë jam një gangster”, përsëri opinionet dhe komentet negative do të mbizotëronin.