Dyshja Meta-Berisha dhe "miqësia" midis tyre ka mbaruar. Ata janë kthyer plotësisht kundërshtarë tashmë madje edhe mjaft ironikë në debatet e tyre.
Çdo gjë dëshmohet gjatë seancës në parlament gjatë diskutimit për lirimin nga detyra të anëtarëve të KQZ-së, Denar Biba dhe Albana Shtylla.
Ja dialogu:
T’i qëndrojmë konsensusit të arritur për tre ligjet. Konsensusi për tre ligjet është jetik për qytetarë. Z. Kryetar, Z. Bashkëkryetar, keni emëruar në krye të Departamentit të Administratës Publike, njeriu besnik i bashkëkryetarit tjetër. Keni 50% të njerëzve në atë departament socialistë të thekur, por njerëz të ndershëm dhe të aftë. Pavarësisht se janë socialistë të shpallur, u mor një nga zyrat e bashkisë për të thyer çdo ligj në krye të një departamenti shumë të rëndësishëm”, tha Berisha.
“Këtë kisha për të thënë unë, mbrapa me punët e tjera merru me rregulloren ti...”, vazhdoi Berisha, ndërsa Meta i ndërpreu fjalën.
Nga ana tjetër, Meta u kundërpërgjigj duke e quajtur Berishën “bashkëkryetar të opozitës”, dhe shtoi se, ish-kryeministri po u bën thirrje socialistëve që të mos heqin nga puna socialistët.
“E vlerësoj shumë shqetësimin tuaj, z. Bashkëkryetar i opozitës për të ndaluar dorën e socialistëve që kanë ardhur në pushtet për të mos hequr socialistët që ju keni mbajtur në administratë”, tha kreu i Kuvendit.
Më tej, Meta u kërkoi deputetëve që të mos i kërkojnë të respektojë rregulloren kur flet Berisha.
“Është kryetar i grupit parlamentar ai (i referohet Ruçit), kur të zgjidhet Berisha kryetar i grupit është tjetër gjë se ma the edhe herën e kaluar (i përgjigjet Halimit). Ne kemi bërë përjashtim për z. Berisha dhe do të vazhdojmë të bëjmë disa përjashtimi dhe besojmë se ai do ta shfrytëzojë këtë hapësirë në mënyrë më konstruktive”, tha kryetari i Kuvendit.