Infeksioni kronik nga Toxoplasma mund t'i bëjë minjtë të humbasin frikën e lindur të tyre, ndaj maceve duke i kthyer ata në zombi.
Humbja e frikës mund të vazhdojë edhe kur paraziti nuk është më i pranishëm në trurin e tyre, kjo shpjegon faktin që infeksioni fillestar mund të shkaktojë dëmtime permanente në trurin e minjve.
Kjo situatë e krijuar është e favorshmë si për macen dhe për parazitin; macja mund të kapë miun pa vështirësi dhe paraziti mund të kalojë në zorrët e maces dhe të riprodhohet seksualisht duke vazhduar ciklin e tij.
Tre nga shtamet më të zakonshme të Toxoplasma gondi i bëjnë minjtë të kenë më pak frikë nga macet për të paktën 4 muaj.
Toksoplazmoza që shfaqet me simptoma të ngjashme me ato të gripit mund të jetë vdekjeprurëse për njerëzit me imunitet të kompromentuar, shkakton aborte spontane tek gratë shtatëzëna dhe ka një efekt zombi si tek minjtë.
Paraziti mund të dëmtojë neuronet (qelizat e trurit) që lidhen me kujtesën dhe të mësuarit tek minjtë ose të shkaktojë një përgjigje dëmtuese tek bujtësi si në shumë sëmundje autoimune tek njerëzit.
1/3 e njerëzve në mbarë botën mund të jetë e prekur nga Toxoplazmoza dhe mund të kenë ende në trurin e tyre ciste të parazitit në gjendje gjumi, por që mbahen në kontroll nga sistemi imun i njerëzve.
Gratë shtatëzëna duhet të qëndrojnë larg koteleve të maceve pasi paraziti mund të kalojë nga feçet e maceve tek njeriu ku mund të shkaktojë verbim, ose vdekje të fetusit. Një burim tjetër është dhe mishi i derrit i pagatuar mirë.
Përgatitur nga Grifin Albania, Dezinfektim, Dezinsektim, Deratizim
Cel: 066 60 666 79
Email: grifin.albania@gmail.com
Grifin Albania, Dezinfektim, Dezinsektim, Deratizim e gjeni dhe në facebook po me këtë emër.