English

Cristiano Ronaldo kërkon mos dënimin e shqiptarit që e përqafoi në fushë (VIDEO)

Sakrificë për të shkuar në Amerikë, por një ëndërr e jotja mund të kthehet edhe kundër jush, madje dënohesh dhe merr si dënim kthimin në atdhe.

Kështu kanë vendosur autoritetet amerikane për tifozin 20 vjeçar shqiptar i cili ka përqafuar në fushë idhullin e tij gjatë një ndeshje në verë në Majami.

Përqafimi përfundoi në kohën kur në fushë u fut policia që arrestoi të riun shqiptar. Por realizimi i ëndrrës për 20-vjeçarin shkaktoi më shumë telashe nga sa ai mund të mendonte. Policia ngriti akuzat ndaj tij për prishje të rendi publik.

Si dënim, i riu shqiptar rrezikon që pas përfundimit të kolegjit të rikthehet në Shqipëri. Por i vënë në dijeni për këtë fakt, Ronaldo ka dalë në mbrojtje të tifozit të tij të zjarrtë.

Asi portugez në letrën e tij u kërkon autoriteteve amerikane që të falin shqiptarin dhe ta lejojnë atë që të vazhdojë jetën e tij në Shtetet e Bashkuara.

“Kuptoj situatën tuaj dhe rëndësinë e zbatimit të ligjit, por me respekt të thellë ju kërkoj të rishikoni vendimin dhe të hiqni akuzat kriminale ndaj të riut”, thuhet në letër.

1899

KOMENTE