English

Anullohen disa vendime të marra nga qeveria Berisha

Nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit, Niko Peleshi qeveria ka marrë disa vendimet që kanë të bëjmë me strehimin e disa familjeve rome si dhe anulimin e vendimit të qeverisë “Berisha” për heqjen nga fondi pyjor kullosor të “Mali i Rrencit- Kakariq”.
Gjithashtu është miratuar lirimi nga detyra e Kreuza Lekës nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe emërimin në këtë detyrë të Adelina Grecës.
Po ashtu nën drejtimin e Peleshit, qeveria përcaktojë fushatë e përgjegjësive për ministritë e Financave, Drejtësisë, Arsimit dhe Sportit, Kulturës, Mirëqenies Sociale si dhe Rinisë. Po ashtu u bë një ndryshim dhe shtesë në vendimin për përgjegjësitë për Ministrinë e Energjetikës dhe Industrisë.
Anulohet vendimi për guroren
Vendimi i qeverisë “Berisha”, për kthimin në gurore të Malit të Rencit u mor në ditët e fundit të pushtetit. Në vendimin e ish-Kryeministri Sali Berisha thuhet se, “Vendim për heqjen nga fondi  kullosor të sipërfaqes në ngastrat e ekonomisë kullosore “Mali i Rrencit-Kakarriq”, Lezhë, që do të përdoret nga shoqëria “Colacem Albania”, sh.p.k., për shfrytëzimin e gurit gëlqeror. Vendimi bëhej fjalë për disa hektarëve tokë në një vend bregdetar.
Ja vendimet e mbledhjes së sotme:
1.    Kalimi në administrim i ish Repartit Ushtarak 1005 me vendndodhje në Shishtufinë nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ky vendim bëhet me qëllim akomodimin e 37 familjeve rome që jetojnë pranë ish Ndërmarrjes së Dekorit.
Kjo është një krizë që vazhdon tashmë prej disa muajsh  dhe në mbledhjen e 3-të të saj qeveria vendos për strehimin dhe akomodimin e tyre.
2.    Shfuqizimin e vendimit  të qeverisë të datës 7 gusht për heqjen nga fondi pyjor kullosor të “Mali i Rrencit- Kakariq” Lezhë. Në mbledhjen e sotme qeveria e riktheu këtë pronë në fondin pyjor kullosor.
Një nga angazhimet e qeverisë Rama është shfuqizimi i vendimeve të qeverisë të marra pas datës 23 qershor. Ky vendim i mësipërm është në kuadër të këtij procesi.
3.    Lirimin nga detyra të znj. Kreuza Leka nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe emërimin në këtë detyrë të znj. Adelina Greca.
4.    Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Financave.
5.    Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Drejtësisë.
6.    Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
7.    Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Kulturës.
8.    Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
9.    Për një ndryshim dhe shtesë në vendimin nr.833, datë 18.9.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë”.

KOMENTE