Ish-prokurori i Përgjithshëm i Republikës Arben Rakipi, thotë se për të ndalur korrupsionin në gjyqësor nuk duhen ndërruar ligjet, por gjyqtarët. Për të, problemi i korrupsionit të gjerë në gjyqësor janë ata dhe ligjvënësit duhet t'u kushtojnë vëmendje integritetit të tyre, jo ndryshimeve ligjore.
"Ligjvënësit shqiptarë mund të bënin shumë lidhur me këtë çështje për të ndërtuar një infrastrukturë të përshtatshme ligjore, në mënyrë që të frenohet hyrja e të korruptuarve, ose e njerëzve të konsumuar ose të stërprovuar në administratë, përfshirë edhe gjyqësorin, njëkohësisht të eliminonte cdo mundësi që ato mund të manovronin brenda sistemit për të përfituar nga ai", thotë Rakipi.
Si ekspert, Rakipi thote se korrupsioni eshte i perhapur njesoj ne administraten shteterore, po aq sa ne gjyqesor.
"Çështja bëhet më e ndjeshme kur flitet për gjyqësorin, për shkak se gjyqësori për nga natyra është ngarkuar detyra për të dhënë drejtësi dhe mosmarrja e kësaj drejtësie shkakton dy herë dhimbje. Si nivel ka përfshirë gjithë strukturat shtetërore në mënyrë të barabartë dhe nuk shoh ndonjë ndryshim", thotë Rakipi.
Ne Shqiperi 80 perqind mendojne se gjyqtaret jane te zhytur ne korrupsion, por KLD-ja i vlereson gjykatesit me 'shume mire'. Per Arben Rakipin, te dyja qendrojne, kjo per shkak se, tashme gjyqtaret marrin para jo per te dhene vendimin e padrejte, por per te dhene drejtesi, ndaj ata nga ana teknike e vendimit jane ne perputhje me ligjin.
"Praktika po tregon që shpeshherë që vendimi i gjyqësorit që mund të merrej në rrugë të padrejtja mund të jenë të përputhura edhe ligjërisht, sepse palët detyrohen të kenë akses për të marrë të drejta nëpërmjet korrupsionit dhe këtu nuk ka ndonjë çudi", thotë Rakipi.
Per ish-prokurorin duhet te kete nje berthame qendore per te hetuar te koruptuarit, pasi prokurorite apo gjykatat lokale, per shkak te njohjeve, nuk mund te bejne drejtesi.
"Kjo do t'i bënte ata më të lirshëm për të zbatuar ligjin jashtë influencave miqësore, krahinore, të cilat këtu në Shqipëri ndodhin përditë. Unë gjithnjë e kam mbështetur këtë si një zgjidhje, e cila do të krijonte mundësi që një strukturë kombëtare të mund të kishte akses dhe kompetencë në të gjithë territorin e vendit për të trajtuar disa vepra penal", tha Rakipi.
A ka shprese ne Shqiperi per te ndryshuar gjendjen ne gjyqesor. Rakipi mendon se po, por kerkon viktima ndëshkimi.
"Nevoja e luftës ndaj korrupsionit dhe përmirësimit të gjendjes do të kërkonte edhe viktimat përkatëse, në kuptimin individual, por që mund të mund të shërbenin si shpresë për rimëkëmbjen moral të gjyqësorit dhe të vendit në tërësi", theksoi Rakipi.