English

Rama: Shqipëria përkrah SHBAV-e në luftën kundër terrorizmit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë Victoria Nuland, ku u diskutua mbi marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Zonja Nuland, e shoqëruar në takim dhe nga zoti Filip Reeker Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit, uroi Kryeministrin Rama për fitoren e thellë në zgjedhjet e 23 qershorit, si dhe suksese në detyrën e re.

Kryeministri Rama e falenderoi zonjën Nuland për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Shqipërisë, si dhe e njohu atë me ecurinë e deritanishme të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Në të njëjtën kohë, Kryeministri Rama e siguroi zyrtaren e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për mbështetjen e vazhdueshme që vendi ynë do t'i ofrojë SHBA-ve në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe promovimin e demokracisë në botë.

KOMENTE