Ish-ministri i financave Ridavan Bode pas disa kohësh heshtje ka folur për mikrofonin e ora news përsa i përket rritjes së borxhit deri në masën 73%, duke e cilësuar si një kurth qeveritar.
“Mungesën e një programi po e kalon përmes rritje së borxhit. Është kuth i qeverisë që përfiton nga një treg i favorshëm financiar. Normat e interesit janë të ulëta.Kjo mund ta inkurajojë qeverinë të rrisë nivelin e borxhit, por është kurth i ngritur nga tregu financiar për qeverinë. Në momentin që rritet kërkesa për para në treg do të rritet dhe vlera e lekut dhe sigurisht edhe norma e interesit do të rritet dhe në këtë moment qeveria do të ndodhet përballë pamundësisë së likujdimit të interesave dhe bordhit, e njëjta situatë ndodhi në Greqi dhe Spanjë. Mendoj se nuk është momenti për të menduar për rritje borxhi, por për të ruajtur balancat, përmes aktiviteteve që ndihmojnë në kthyeshmëri ekonomike. Kemi respektuar 100% të parametrave të 2013, 23 miliardë huamarrje e brendshme dhe 14 miliardë e huaj,. Por ka një morealizim të të ardhurave në një vlerë prej 16 miliardë lekësh, pret të cilave 3 miliardë janë të pushtetit vendor ose të granteve. Sipas shifrave që MF i ka servirur FMN bëhet fjalë jo vetëm për një mospagim të punëve publike ku janë 11,5 miliardë lekë, pjesa tjetër është një debat që nuk duhet bërë nga Ministri i Financave, bëhet fjalë për 15 miliardë lekë pretendime të biznesit për rimbursim të TVSH, Ministria e Shëndetësisë për ilaçet 3 miliardë, bëhet fjalë për mospagimin permanent të faturave të energjisë elektrike të institucioneve publike. Qeveria kërkon të legjitimojë këtë situatë. Kjo do të thotë të marrë fund rigorozitetei fiskal. Është dëshmi e një kaosi i administrimit fiskal. Nuk duhet të futet sepse merr fund ligji dhe misioni i MF, nuk duhet të krijojë shpenzime të tejkaluara” deklaroi ai.
Deklaratat e një dite më parë të FMN nuk janë surprizë për ish-Ministrin e Financave, ndërsa vlerëson si pozitive parashikimin për rritje të ekonomisë së vendit me 2%. Sipas Bodes nuk ka vend për panik, ndërsa detyrë e qeverisë sipas tij është të ruajë me fanatizëm asetin e trashëguar nga qeveria e djathtë dhe të marrë masat e duhura për të mos e zhytur vendin në krizë.
“Situata nuk është aspak e zymtë janë momente të tranzicionit të pushtetit. Në 2005 kur erdhëm në pushtet s’jemi marrë më me gjëndjen që gjetëm. Ne e tejkaluam situatën, qeveria aktuale në vend të merret me administrimin e situatës merret me borxhe të tejkaluara. Sot ato kanë për të alokuar vetëm 7 miliardë lekë.Ideja e tyre është për të bërë zollumin e madh, bëhet fjalë për 600-700 milionë euro. Fondi ka qenë gjithmonë për masa drastike në raport me ekonominë dhe politikat fiskale. Interesat e e FMN dhe qeverisë janë të ndryshme, e megjithatë për herë të pare ishin në unison dhe shpresoj të jetë e fundit herë. Zgjatja e krizës globale ka bërë që financat shqiptare të mos jenë në ditën e tyre më të mirë. Duhet mënjanuar çdo shok i paparishuar. Ekonomia fatmirësisht mbeti jashtë vorbullës së krizës. Është në detyrën e qeverisë së re që të marrë masat e duhuara që të mos bjerë në krizë. Është momentI të thirret FMN për të ndihmuar në stabilizimin e vendit. Rritja e borxhit është një ogur shumë i keq” nënvizoi ai.
Lidhur me taksimin e progresiv të premtuar gjatë fushatës nga e majta, Bode tha se Kryeministrit nuk i ka mbetur tjetër veçse të pranojë publikisht dështimin e premtimeve, pasi aplikimi i taksës do të çonte në një çoroditje totale. Megjithatë Bode është optimist, kur thotë se qytetarët nuk duhet të tremben, ndërsa e cilësoi si të domosdoshëm rishikimin e buxhetit.
“Ka mungesë qartësie totale, pata takime me FMN. Sot nuk kanë asgjë të qartë, Fondi deklaroi se me ato llogaritje çojnë shumë larg, shikon çoroditje totale nuk ka rakordim. Vetëm me financat nuk mund te ecet me kaos. Duhet të pranojnë dështimin publik të premtimeve elektorale për të ruajtur stabilitetin dhe për tu dhënë shpresa për një të ardhme shqiptarëve. Qytetarët skanë arsye për tu trembur, pjesa më e vështuirë e kësaj krize globale ka mbetur mbrapa. Nuk është për tu trembur,por nga ana tjetër është për tu trembur qeveria që mund të futet në një qefull. Avantazhin e mosrënies në krizë duhet ta ruajmë fort. Është e nevojshme rishikimi në buxhet. Edhe për faktin që janë hapur një sërë Ministrish të tjera. Është e nevojshme edhe për të adresuar problematikën që thashë është evidentuar deri më tani 6-7 miliardë lekë mosrealizim në të ardhura” përfundoi Bode.