English

Dasara Malltezi: Sharmi i tij, principet, energjia, dhe gjithçka që ai ka më frymëzon

“Po ndjek gjyshin tim në TV. Guximi i tij më frymëzon! Sharmi i tij, principet e tij, energjia, dhe gjithçka që ai ka më frymëzon që të bëhem si ai. Unë e di, se kurrë nuk mund të bëhem si ai”, shkrua Dasara duke renditur faktet se përse nuk mund të ketë një të dytë si Berisha.

“Kombinimi i tij gjenetik është unik. Ai kurrë nuk e humb shpresën, ai kurrë nuk dorëzohet dhe kur nuk refuzon që të shoh anën e mirë tek të tjerët, edhe pas zhgënjimeve të mëdha. Në fakt gjithçka që ai sheh tek të tjerët është ana e tyre e mirë.”

“Nuk më besohet, jam e bekuar që kam këtë familje dhe në veçanti këtë person, çfarë do që të ndodhë do të shoh anën e mirë të njerëzve dhe gjerave...

Dhe nëse do t’i kërkojë dikujt tjetër të më mbështeste, askush nuk mund ta bëjë më mirë se gjyshi im. Falënderoj Zotin për të gjithë bekimin dhe për familjen time.”

Ky është dedikimi që mbesa e ish-kryeministrit Berisha, Dasara Malltezi ka postuar në faqen e saj në Facebook.Por ajo i shkruan në Frëngjisht, gjuha e huaj që ai kupton dhe flet shumë mirë.

KOMENTE