English

Kryeministri Rama takim të posaçëm me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Nju Jork, një takim të posaçëm me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Në këtë takim, zoti Ban Ki-moon e përgëzoi Kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit, si dhe për përfshirjen shumë të gjerë të grave në kabinetin qeveritar në veçanti, por edhe në role të tjera drejtuese.

Kryeministri Edi Rama e siguroi Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për rolin konstruktiv që vendi ynë do të vazhdojë të luajë në këtë organizatë.

Gjatë takimit, Kryeministri Rama u ndal edhe në situatën e re të krijuar në Ballkan, pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Rama theksoi se kjo marrëveshje mbyll një kapitull konfliktesh në Ballkan dhe i hap rrugë një fryme të re bashkëpunimi në rajon.

Kryeministri Rama u shpreh i kënaqur për 104 vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara që e kanë njohur shtetin e Kosovës dhe kërkoi që procesi i njohjes së Kosovës të vazhdojë dhe të pranohet edhe nga vende të tjera.

KOMENTE