English

Arrestohet Nikol Beneki. Shqiptarja që drejtonte gratë në “Agimi i Artë"

Ndërkohë që urdhër arrestimet vazhdojnë në radhët e “Agimit të Artë” në Greqi ato nuk kanë lënë pa zbuluar dhe prekur edhe shqiptaren Nikol Beneki e cila drejtonte organizatën e grave në këtë parti.

Mëngjesin e së shtunës nisën arrestimet për disa funksionarë të kësaj partisë “Agimi i Artë”, ku të parët që u arrestuan ishin kreu i partisë, z. Nikos Michaloliakos, zëdhënësi Ilias Kasidiaris dhe 3 deputetë të tjerë.

Por mëngjesin e sotëm pjesë e arrestimeve është bërë edhe Beneki e cila është me origjinë shqiptare. Nikol Beneki njihet si femra më e fuqishme brenda partisë dhe drejtonte seksionin e gruas në organizatën lokale të Nikeas, e cila konsiderohet dhe si pjesa më agresive e “Agimit të Artë”.

Prokuroria e Greqisë ka nxjerrë 34 urdhërarreste për anëtarë dhe funksionarë të lartë të kësaj partie, por deri më tani janë ekzekutuar vetëm pesë prej tyre. Arrestimet pritet të vazhdojnë edhe ditët në vijim.

KOMENTE