English

Bushati i kërkon homologes kanadeze, rishikim në procesin e aplikimit për t`u pajisur me viza Kanadeze për shqiptarët

Në kuadër të sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri i Punëve të Jashtme z. Ditmir Bushati u takua në Nju Jork me Ministren e Shtetit për Punët e Jashtme dhe Çështjet Konsullore të Kanadasë znj. Lynne Yelich.

Palët vlerësuan raporte shumë të mira politike si dy vende anëtare të NATO-s dhe theksuan rëndësinë në rritje të raporteve ekonomike mes dy vendeve, kryesisht në sektorin e hidrokarbureve.

Ministri Bushati kërkoi nga homologia kanadeze që të rishikohet vendimi që u kërkon shtetasve shqiptarë të japin të dhënat e tyre biometrike në procesin e aplikimit për t`u pajisur me viza Kanadeze.

Lehtësimi i kësaj procedure do të thotë ulje të shpenzimeve dhe do të reduktojë kohën e aplikimit duke mos qenë nevoja e udhëtimit drejt Romës për të kryer procesin e aplikimit. Ministria znj. Lynne Yelich garantoi për ndjekjen e mëtejshme të çështjeve të ngritura dhe adresimin e problemit pranë palës Kanadeze.

KOMENTE