English

Ministria e energjitikës. Emrat e disa prej drejtorëve të rinj

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka emëruar sot krerët e rinj të disa prej institucioneve në varësi të saj.

Në një njoftim, ministria thekson se vendimi për emërimin e krerëve të këtyre institucioneve u morën në mbledhjen e Këshillave Mbikëqyrës përkatës.

Kështu në krye të Korporatës Elektroenergjitike (KESH) është emëruar Agron Hetoja, ndërsa në krye të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) është emëruar Ëngjell Zeqo.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka firmosur emërimet e drejtuesve të disa institucioneve në varësi të kësaj ministrie.

Kështu, Adrian Çela është emëruar kryeinspektor në Inspektoratin Qendror Teknik (IQT); Viktor Doda është emëruar drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH); Rrapush Tola është emëruar drejtor i Repartit Inspektim Shpëtim-Miniera (RISHM) dhe Dael Dervishi është emëruar drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).

KOMENTE