Një seri shpërthimesh me bomba makinë në kryeqytetin irakian, Bagdad, kanë vrarë së paku 36 vetë dhe plagosën më shumë se 100, thonë zyrtarët.
Policia thotë se shpërthimet kanë patur në shënjestër tregjet dhe parqet e makinave në zonat kryesisht myslimanë shiite të qytetit.
Gjatë kohëve të fundit dhuna sektare ka pësuar ritme të shpejta duke ngjallur frikën e një kthimi në gjakderdhje si në vitin 2007 dhe 2008.
Disa dhjetra njerëz vdiqën në një valë sulmesh të dielën.
Shpërthimet e së hënës ndodhën gjatë orëve të pikut(trafik) në mëngjes.
Raportet flasin për 12 bomba që kanë goditur kryesisht lagjet Shia.