Meshkujt janë plot surpriza, dhe sjellja në dhomën e gjumit nuk bën përjashtim. Sipas studiuesit George Weinberg tek meshkujt ka ende shume “të fshehta”, por 5 janë sekretet, të cilat mund të ndihmojnë të kuptosh një mashkull dhe t’i afrohesh edhe më shumë atij:
1- Ai ka frikë mos iu lërë në baltë.
Meshkujt ndjejnë trysni “të tmerrshme” të performojnë seksualisht. “Në të kaluarën meshkujt nuk zhvillonin performancën e tyre seksuale, sepse femrat supozoheshin të mos i gjykonin ata”, thotë Ëeinberg. Por në ditët e sotme femrat nuk presin më të martohen dhe pastaj të bëjnë seks, çka do të thotë se ato kanë më shumë eksperiencë në dhomën e gjumit. Modele të tilla, të cilat japin pamjen e një femre të kënaqur seksualisht, inkurajojnë femrat e tjera të jenë të hapura për dëshirat e tyre seksuale, por edhe ankesat, nëse nuk marrin atë që duan. Papritur, tensioni për të kryer marrëdhënie ndizet dhe mashkulli e ndjen se duhet patjetër t’u kënaqë. Edhe pse femrat mund të falin për një performancë jo shumë të mirë seksuale, është e vështirë që burri të falë veten e tij. Nëse partneri juaj po kalon këtë problem dhe nuk mund të arrijë në ereksion, atëherë mund të fillojë të sulmojë femrën që ka në krah për të mbrojtur egon e tij. Ajo çfarë mund të bëni, sipas Weinberg është të përpiqeni të qetësoheni dhe të shijoni seksin, gjë që mund t’iu ndihmojë të ulni tensionin.
2- Meshkujt kanë nevojë për miratim për “t’u ndezur”.
Seksi është burim energjie dhe jep prova nëse një mashkull është vërtet i tillë. “Për një mashkull, të bëjë dashuri do të thotë se mund të lëvizë një femër, që ai është një atlet, një ekonomat dhe një dashnor”, thotë Weinberg. Mashkulli juaj dëshiron të jetë një superhero dhe kënaqësia e tij më e madhe do të jetë nëse ju e shihni vërtet si të tillë. Kur ai u kënaq juve seksualisht, ai ndihet si “supermeni”. Nëse vërtet ndjeni epshin, bëjani edhe atij të ditur këtë gjë.
3- Meshkujt nuk pëlqejnë të presin shumë gjatë për të bërë seks me një partnere tjetër.
Ndryshe nga studiues të tjerë, Weinberg beson se një femër nuk duhet ta zgjasë shumë përpara se të kryejë kontaktin seksual me një mashkull në ndikim të asaj që quhet “të zbatosh rregullat rutinë”. Ai priret të angazhohet edhe më shumë nëse komponenti i seksit është pjesë e lidhjes dhe është shumë e rëndësishme për të, të dijë nëse edhe ju e dëshironi seksualisht. “Një mashkull gjatë gjithë jetës së tij është në kërkim të një femre, e cila nuk mund të heqë duart prej tij”, thekson studiuesi.
4- Meshkujt ëndërrojnë të kenë trup më të bukur.
Edhe pse një mashkull e ka të vështirë ta pranojë, ata mund të shqetësohen për peshën ashtu si edhe femrat, vetëm se në rastin e tyre masa mund të jetë më e ulët. “Shumë meshkuj janë të shqetësuar për paraqitjen e tyre fizike, gjatësinë, peshën, muskujt dhe kjo nuk mund të evitohet”, shton Weinberg. Me fjalë të tjera ata shqetësohen për ndriçimin e dhomës së gjumit, e cila do të nxirrte në pah trupin e tyre, po aq sa janë edhe femrat. Ajo çfarë mund të bëjë partnerja, është t’i thotë personit që ka në krah se është shumë e tërhequr pas tij dhe të tregojë dashuri.
5- Pjesa më e madhe e meshkujve nuk do të falnin një femër mashtruese.
“Një mashkull, i cili është tradhtuar, sidomos në dhomën e gjumit, priret të falë partnerët më pak se sa mund ta bëjë një femër në të njëjtën situatë”, përfundon Weinberg.
Tipet e meshkujve
Kur jeni në shtrat nuk ekzistojnë parapërgatitjet? Gjithçka fillon menjëherë drejt e në temë? Atëherë ai është një egoist. Tashmë të gjithë e dinë që femrat i adhurojnë puthjet dhe përkëdheljet. Nëse ai nuk i praktikon, me siguri që shtiret sikur nuk e di që një femër nuk mund ta konsiderojë të tillë një akt seksual pa disa minuta pasionante me puthje, përqafime dhe fjalë të ndjera. Në këtë rast është e rëndësishme që të ndërhysh menjëherë, para se të jetë shumë vonë për të zgjidhur problemin. Nëse fjalët nuk pinë ujë, kalo direkt në veprim. Propozoi lojën e pasqyrës: thuaji të bëjë si ti. Sikur të ishte një pasqyrë që reflekton imazhin tënd dhe fillo ta përkëdhelësh dhe ta puthësh në të njëjtën mënyrë që do të doje të bënte ai me ty. Atij do t’i duhet të të ndjekë në çdo veprim dhe kështu do ta kuptojë menjëherë mesazhin tënd. Vetëm duhet të kini kujdes nga ejakulacioni i parakohshëm.
Pas seksit, gjumë
Është një prej atyre që bien në letargji pas lodhjes së ëmbël të seksit? Ndërsa ti që nuk ndjen aspak lodhje dhe gjumë po prisje që tani të mbështesje kokën në gjoksin e tij dhe ai të të ledhatonte duke të thënë fjalë të ëmbla. Por ai po bën një gjumë të thellë sikur ti të mos ekzistoje. Rri e qetë. Kjo nuk do të thotë që është i pandjeshëm. I gjithë faji është i sterotoninës, një neurotransmetues që indukton tek mashkulli qetësinë pas kënaqësisë. Përpiqu të mos e humbasësh magjinë e zgjimit të tij: pas një faze të shkurtër pushimi, të jesh e sigurt se do të jetë më në formë se më parë. Shpesh herë atij i pëlqen gjithmonë i njëjti pozicion. Mund të jetë një mashkull shumë i ëmbël, i dashur, i ndjeshëm dhe pasionant, por ka shumë pak fantazi brenda dhe jashtë shtratit. Nëse në jetën e përditshme është tip shumë interesant, është pasiguria që e frenon në krevat. I frikësohet mendimit të të pasurit eksperienca zhgënjyese.
I papërmbajtshëm
Nëse gjatë marrëdhënies seksuale veprimet e tij janë shumë të eksituara, me një ritëm të ndryshëm nga ai i ëmbli dhe sensuali, ndoshta nuk është shenjë e një dëshire të papërmbajtur, por e kundërta. Mund të ndodhë që nëse ai ul ritmin, mund të rrezikojë të humbasë ereksionin: në një rast të tillë një vizitë tek seksologu nuk do të ishte keq. Por nëse është shumë i shpejtë dhe i ashpër edhe në përkëdhelje, atëherë bëhet fjalë për mungesë eksperience dhe pak ndrojtje. Drejto duart e tij me të tuat dhe fillo të bësh dashuri në një pozicion që të lejon të drejtosh ritmin, ndoshta duke qëndruar sipër tij. Kjo gjë do t’i pëlqejë shumë. Disa meshkuj transformohen në krevat, humbasin çdo vetëpërmbajtje dhe shenjë respekti, bëhen të egër në veprime dhe në fjalë. Nëse partneri yt sillet kështu, është seksualisht i papjekur dhe ka mbetur në idenë e agresivitetit të seksit, i nënkuptuar si nënshtrim i femrës.