Agjencia shtetërore e lajmeve në Kinë bën të ditur se dhjetra persona kanë vdekur që nga korriku në Kinë si pasojë e pickimit të grerëzave.
Deri tani numri i tyre ka arritur në 4i dhe mijëra të tjerë ndohen në gjendje jo të mirë shëndetsore.
Mbi 1.600 persona janë lënduar gjithashtu nga pickimet në provincën Shanxi. Të paktën 206 banorë po trajtohen në spital, 37 prej të cilëve janë në gjendje kritike.
Autoritetet lokale kanë deklaruar se moti i ngrohtë i shoqëruar me thatësirë mund të ketë ndikuar në rritjen e pranisë së grerëzave në zonë.
Ndërsa aktivistët e ambjentit kanë fajësuar urbanizimin e shpejtë për përkeqësimin e situatës, pasi shumë zona rurale janë përfshirë nga ndërtimet, të cilat janë shtrirë edhe në zonat ku grerëzat kanë foletë e tyre.
Qytetet Angkang, Hanzhong dhe Shangluo kanë qenë më të prekurat nga sulmet e insekteve në tre muajt e fundit. Qeveria lokale ka angazhuar ekipe ekspertësh për të ndihmuar në përballimin e situatës.
Agjencia Kineze e Lajmeve deklaron se policia dhe zjarrfikësit janë pajisur me tuta mbrojtëse për të hequr dhe asgjesuar foletë e grerëzave.
Sulmet e insekteve janë një problem i vazhdueshëm në veçanti në provincën Shanxi, por autoritetet nuk kanë publikuar të dhëna mbi viktimat që prej vitit të kaluar.
Zhao Fang, një zyrtar i qeverisë lokale në Ankong, tha për gazetën “Kina Ditore” se sulmet janë rritur në vitet e fundit, pavarësisht përmirësimit të ambjentit ekologjik.