Dy hapa larg sheshit “Duomo” në Milano ndodhet rruga “Mercanti”. Mëngjesin e djeshëm rreth orës 08:00 nëndetësja L1F3 humbet kursin dhe del në sipërfaqe.
Mjeti lundrues nuk është në ujë. Kapiteni i saj vështron i habitur, kalimtarët akoma dhe më shumë. Zjarrfikësit dhe grupet e emergjencës ndërhyjnë menjëherë.
Mos u shqetësoni, fatmirësisht nuk është kronikë e një aksidenti (i pamundur për të ngjarë), por gjetje publicitare e një kompanie sigurimi në Itali.