English

Edi Rama pret sot Tony Blair në Tiranë

Ish-kryeministri Britanik Tony Blair do të vizitojë sot Shqipërinë për të zhvilluar një takim me Kryeministrin Edi Rama. Burime nga PS për "shekullin"bëjnë të ditur se takimi do të zhvillohet rreth orës 10:00 në mjediset e Këshillit të Ministrave. Pas bisedës, dy personalitetet do të japin edhe një konferencë të përbashkët për shtyp për mediat në të cilën do të sqarojnë disa prej çështjeve më të diskutuara në vend si dhe rrugët e bashkëpunimit midis qeverisë shqiptare dhe ish-kryeministrit britanik Tony Blair si këshilltar. Takimi konfirmohet dhe nga mediat britanike që shkruajnë se Toni Blair, ka rënë dakord të jetë këshilltari i qeverisë ”Rama”, marrëveshje e cila është arritur në zyrën e Blair në Londër në Grosvenor Square.

The Sunday Telegraph shkruan se kjo marrëveshje është negociuar fillimisht nga Mr Campbell në shkurt të 2013, kur ai erdhi në Tiranë për të promovuar librin e tij. Madje ai ofroi këshilla strategjike për drejtimin e zgjedhjeve të 23 qershorit. Midis kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit britanik ka pasur disa takime pas zgjedhjeve të 23 qershorit ku e majta doli fituese. Në 16 korrik, Rama do të udhëtonte drejt Londrës për t;u takuar me atë që flitet se do të jetë këshilltari i qeverisë së re dhe me ekipin e këtij të fundit. Ndërsa, një tjetër takim u realizua gjatë vizitës së Ramës në New Yourk. Gjatë vizitës disa ditore në SHBA, Rama mori mbështetjen e Bankës Botërore se do të mbështesë Qeverinë e re për prioritetet e shpallura tashmë prej saj. Premtimi është dhënë gjatë një takimi që Kryeministri, Edi Rama zhvilloi me kreun e Bankës Botërore, JimYong Kim, ku i pranishëm ishte edhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair.

Kryeministri njoftoi se në këtë takim u diskutua ngritja shumë shpejt e një strukture të posaçme pranë Kryeministrisë për arritjen e rezultateve reale. Takimi u vlerësua si tepër pozitiv dhe nga ish-kryeministri britanik, Tony Blair. Bisedimet me kreun e BB-së u bënë gjatë pjesëmarrjes së tyre në “Iniciativa Clinton 2013”, ku Rama ishte i ftuar nga ish-presidenti amerikan Clinton dhe ish-kryeministri britanik.

KOMENTE