English

Qëllohet për vdekje Cesk Delia në Shkodër

Shkodra është tronditur sërish që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Një vrasje me armë zjarri është kryer ndaj shtetasit Cesk Delia, i ciliishte rrugës për në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kiras të qytetit verior dhe po hetohet për zbardhjen e saj.

Agjentët e antikrimit po përpiqen të mbledhin dëshmi nga banorët e shtëpive përreth, si dhe nga familjarët e 45-vjeçarit, për të marrë vesh nëse viktima kishte pasur konflikte.

KOMENTE