English

Qindra të mbytur në Lampedusa të Italisë

Të paktën 130 emigrantë afrikanë kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë të humbur pasi një varkë që mbante ata e drejtuar për në Evropë u mbyt në ishullin jugor italian Lampedusa.

Nëntëdhjetë e katër trupa janë gjetur dhe 40 të tjerë janë zbuluar brenda të mbytur, thonë rojet bregdetare.

Pasagjerët thuhet se u hodhën vetë në det, kur një zjarr shpërtheu në bord. Më shumë se 150 prej emigrantëve kanë shpëtuar.

Shumica e atyre në bord ishin nga Eritrea dhe Somalia, tha OKB-ja

Varka besohet të kishte një kapacitet deri në 500 njerëz ndërkohë që 200 prej tyre rezultojnë të zhdukur.

“Mjaft! Po çfarë presim më shumë? Është një horror i vazhdueshëm”, ka reaguar kryetarja e bashkisë së Lampeduzës, Giusi Nicolini. Zyrtarja lokale, e informuar mbi tragjedinë, ka bërë të ditur se mes të mbijetuarve është identifikuar edhe skafisti, që është ndaluar nga policia.

Ndërkohë, gjatë natës në ishull zbarkoi një tjetër varkë me 463 persona në bord. Refugjatët u transferuan në qendrën e pritjes, që të mërkurën kishte rreth 700 persona.

Ministri i Brendshëm italian Angelino Alfano tha se anija kishte ardhur nga Misrata në Libi dhe filloi të ikte lirshëm në ujë, motori i tij pushoi së punuari papritur.

Por mendohes një pjesë që ishin në bord krijuan një zjarr të vogël me disa materiale për të tërhequr vëmendjen e anijeve të tjera, dhe ndërkohë që të tjerët kalojnë në një anë për të lënë zjarrin e lirë, ndërkohë anija e vogël anoset në një anë dhe përmbyset.

Ndërkohë, gjatë natës në ishull zbarkoi një tjetër varkë me 463 persona në bord. Refugjatët u transferuan në qendrën e pritjes, që të mërkurën kishte rreth 700 persona.

KOMENTE