English

Artur Zoto, emërohet dretor i burgjeve

Tashmë pritej që dhe Drejtoria e burgjeve të ketë drejtorin e saj të ri. Në vend të Gazmend Dibrës i shkarkuar ditën e sotme ka erdhur Artur Zoto.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi zyrtar. Artur Zoto ka lindur në Përmet dhe ka studiuar pranë Akademisë së Policisë në Tiranë.

Në vitin 2005 ai kreu studimet pasuniversitare në fushën e Kriminologjisë në Universitetin e Leicesterit në Britani. Ndërsa në vitet 2009-2010 mori titullin MA për Sigurinë Globale në Universitetin e Sheffield-it, po në Britani.

KOMENTE