English

Merkel: Turqia do të "mbingarkonte" bllokun evropian

- Turqia ka vite që përpiqet që të hyjë në Bashkimin Evropian, duke e prezantuar veten si një fuqi ekonomike dhe politike në rritje dhe si një urë drejt tregjeve të Azisë dhe atyre lindore. Por vendi tjetër që duket se do të hyjë në BE-në e përbërë nga 28 anëtarë më shumë ka gjasa që të jetë një nga gjashtë vendet e vogla ballkanike, pesë prej të cilave ishin ende pjesë e Jugosllavisë kur Turqia bëri kërkesën e parë për anëtarësim. Shumë shtete të fuqishme të BE-së nuk janë të gatshme që t’i hapin dyert një vendi të madh mysliman, ndonëse është një anëtar i NATO-s, me frikën e një integrimi problematik aty ku vendet e vogla kanë një histori pranimi më të të qetë.

E ndërsa BE-ja po e zhvendos vëmendjen diku tjetër, qeveria turke dhe publiku në Turqi janë të zhgënjyer dhe kanë nisur të pyesin nëse kanë me të vërtetë nevojë për Evropën pas gjithë kësaj? Deri në fund të dekadës që po vjen, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova mund të jenë në gjendje të përfitojnë nga benefitet e anëtarësimit duke ecur në rrugën e Sllovenisë dhe Kroacisë. Ndërkohë kërkesa për anëtarësim e Turqisë ka gati tre vjet që është virtualisht e ngrirë, për shkak të pengesave politike dhe kundërshtimit në disa vende të BE-së përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Austrinë.

Turqia ende po përpiqet që të fitojë kredite në Bruksel...Por kancelaria konservatore gjermane, Angela Merkel i kundërvihet anëtarësimit të Turqisë me arsyetimin se përmasa e këtij vendi do ta “mbingarkonte” bllokun evropian. Ajo mund të jetë e detyruar të bëjë koalicion me socialdemokratët dhe të gjelbrit të cilët duan që BE-ja të vijojë bisedimet e pranimit me Turqinë, por kjo gjithsesi nuk është një prioritet kryesor. Disa vende të BE-së, përfshirë Britaninë e mbështesin fuqimisht anëtarësimin e Turqisë, duke vështruar zgjerimin me një ekonomi dinamike dhe një lojtar të fuqishëm në politikat e Lindjes së Mesme, si përfitim për BE-në..Adrian Croft/ Reuters/shekulli.

KOMENTE