Bujar Brovina largohet si administrator i “Qytetit Studenti”, dhe bashkë me të dhe ndërtimet pa leje që po mbytnin këtë vend edukimi.
Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ashtu siç kishte premtuar ka urdhëruar prishin e çdo ndërtimi pa leje. Fadromat nuk kanë kursyer asnjë ndërtesë.
Një prej çudive që ka ndodhur në “Qytetin Studenti” ishte se në mesin e godinave për strehimin e studentëve kishin “mbirë” lokale.
Shtesat paleje dhe ndërtesat e tëra që kanë zënë hapësirat publike kanë pasur të njëjtin fat, shkatërrimin.