English

Austria do të vazhdojë ta mbështesë reformat në Shqipëri

Ministri i Punëve të Jashtme z. Ditmir Bushati zhvilloi një takim miqësor gjatë Forumit Kroat me Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropianë dhe Ndërkombëtare të Ministrisë Federale të Austrisë z. Reinhold Lopatka.

Gjatë takimit u fol për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Ministri Bushati falenderoi Sekretarin e Shtetit për mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian. Z. Lopatka shprehu se Austria edhe në të ardhmen do të vazhdojë ta mbështesë reformat në Shqipëri.

KOMENTE