English

Bode: Rama kërkon alibinë e pastrimit të administratës, ndodhet në panik

Deklarata për media e deputetit të Partisë Demokratike Ridvan Bode:


Qeveria e majtë prej tre javësh në detyrë, ka filluar një sulm të paprecedent dhe të paprincip kundër ekonomisë së vendit. Deklaratat e pandërprera se ekonomia e vendit është në një krizë të thellë dhe biznesi në prag të kolapsit, se financat e shtetit janë të falimentuara etj, janë pjesë e brutalitetit dhe arrogancës së pushtetit të Ramës, por nga ana tjetër dëshmon panikun dhe krizën e tij për menaxhimin e situatës, përballë mungesës së një programi të qartë reformash e masash të tjera për ti dhënë një përgjigje adekuate nevojave të tregut dhe institucioneve të tij, përballë presioneve të krizës globale.

Sikurse është konfirmuar nga raportet e njëpasnjëshme dhe të shumta të institucioneve ndërkombëtare, (FMN, BB dhe grupi i saj, Kompanitë e raitingut ndërkombëtar, divizioni ekofin i BE etj.) ekonomia shqiptare, në situatën e krizës më të thellë që ka njohur bota dhe sidomos hapësira europiane, nuk ran ë recession, nuk u përfshi në vorbullën e krizës. Ekonomia jonë ngadalësoi ritmin e saj të ritjes, konsumi pësoi rënie si rezultat edhe i rënies së dërgesave nga emigrantët, varfëria pësoi një ritje të lehtë në krahasim me 2008 duke mbetur më e ulët se në 2004, niveli i nvestimeve pësoi një tkurje të lehtë krahasuar me 2008 dhe të ardhurat e buxhetit u tkurën me rreth 1 pikë përqindje të PBB duke u ritur në vlerë absolute nga viti në vit.

Por kjo ekonomi përgjatë kësaj periudhe:
- mundësoi një ritje të pervitshme ndryshe nga sa ndodhi në ekonomitë e rajonit tonë ku ne 4 vite provuan dy here recession; Edhe për vitin 2013 në të cilin Rama kërkon me çdo kusht krizë, sikurse u njoftua nga FMN disa ditë me parë, do të ketë një ritje ekonomike dukshëm më të lartë në krahasim me një vit më parë; Rama sot jep alarmin e remë për të justifikuar dështimin e tij të mundshëm për shkak të mungesës së një programi reformash të përshtatshme për tregu dhe ekonominë.

-mundësoi një nivel papunësie thuajse të njëjtë me atë të vitit 2008 (12.8%) dhe më të ulët nga 2004 (15%) krerjt ndryshe nga sa ndodh në rajon ku papunësia është rritur në mënyrë të pandërprerë nga 2008 duke arritur në 25% në fund 20012. Rama me alarmin e remë kërkon të lajë duart me premtimin e tij për punësimin e 1 milion të papunëve që deklaroi në fushatë;

-mundësoi një rritje të përvitshme të pagave dhe pensioneve duke rritur mbi 2 herë pagat e mbi 80% të punonjësve të administratës dhe po kështu të pensioineve të uilëta në fshat e në qytet; Rama me alarmin e remë kërkon të justifikojë bllokimin gjatë qeverisjes së tij të ritjes së paga e pensioneve;

-mundësoi një dyfishim të të ardhurave në buxhet me taksa 2.5 herë më të ulëta; Me alarmin e remë Rama kërkon të justifikojë rritjen progressive të taskave, dyfishimin e tyre mbi biznesin dhe të lajë duart me premtimet për biznese pa taksa e 95 përqind të qytetarëve që do tu uleshin taksat.

- mundësoi një dyfishim të investimeve të huaja direkte edhe në fund të 2012 në krahasim me 2004 duke qene ndër të parët në rajon si dhe një ulje të deficitit tregëtar të vendit me 1/3 në krahasim me 2004, Rama me alarmin e remë kërkon të justifikojë sulmin ndaj investitorëve të huaj disponues të disa koncebsioneve dhe biznesit në tërësi për të rivendosur regulla të reja loje për bizneset e të vetëve;

- mundësoi implementimin me sukses të programit më të madh që ka njohur vendi në rindërtimin e infrastrukturës, rrugëve, shkollave, energjisë elektrike, ujësjellësave, shëndetit public etj. Rama me alarmin e remë kërkon të justifikojë atë që ka vendosur prej kohësh në fakt, se investimet publike nuk do të jenë në axhendën e tij;

Bordi i drejtorëve të FMN, në dhjetor të vitit të kaluar, duke analizuar situatën ekonomike të rajonit, cilësoi ekonominë Shqiptare sit ë vetmen që përballë krizës globale ekonomia jonë ngadalësoi ritmet por nuk ran ë krizë dhe kjo falë politikave të kujdesshme makroekonomike si dhe reformave strukturore të ndërmara në kohën e duhur.

Çdo qytetar kur sheh kryeministrin dhe ministrat me radhë që nga mengjesi në darkë bërtasin me zë të lartë se sa keq është ekonomia e vendit, me të drejtë përpiqen të kuptojnë se çfar synojnë me këtë.

Të ishte se synohet të përbaltin atë që aritën shqiptarët anëembanë vendit nën qeverisjen e PD, do të ishte dëmi më i vogël që do të provonte gjithsejcili.
Në të vërtetë, ne mendojmë se ky është një panik që paralajmëron dështimin e një qeverisje të përçartur e pa program, klienteliste e okulte në ekzekutim, harbute dhe e dhunshme në shfaqje.

Ne mendojmë se nxirrja e situatës, përtej problematikës komplekse që ka shkaktuar presioni i krizës së zgjatur rajonale, synon të justifikojë larjen e duarve me premtimet elektorale për taksa të ulëta për 95 % të shqiptarëve, cmime të subvencionuar në bujqësi, ushqime pa tvsh, hapje të 350 mijë vendeve të punës e të premtimeve të tjera të pafund që i sollën në pushtet.

Ne mendojmë se kjo është parathenia e veprimit për rritjen e dyfishimin e taksave. Një situatë e jashtëzakonshme kërkon taksim të jashtëzakonshëm.
Ne mendojme se fryrja e paqene e borxheve, (600 milion USD deklaroi kryeminnistri kur situacione te papaguar te paraqitura nga biznesi jane rreth 100 milion USD) behet vetem per te justifikuar perpjekjen e qeverise per te ritur borxhin public me nje shifer te tille per te financuar qeverine e fryer dhe orekset e medha te kabinetit Rama per fonde publike qe nuk vijne nga mbledhja me e mire e taksave.

Ne mendojmë se nxirrja e situatës së vendit dhe përhapja e panikut nuk i shërben sigurisë së investitiorëve dhe konsumatorëve, por Rama kërkon alibinë e pastrimit të administratës dhe rialokimin e tregut me çdo çmim dhe vetëm për interesa jo publike. Qeveria ende nuk ka filluar punën dhe situate kërkon veprim të menjëhershëm. Qeveria e ka të domosdoshme të deklarojë një program konkret për çështjet e ekonomisë, por ajo vazhdon të përbaltë kuturu paraardhësit. E nëse do vazhdohet gjatë kështu, atëhere ajo për të cilën çirret sot Rama, nuk do të jetë më një alarm i remë, porn je realitet fatal per shqiptaret.

KOMENTE