English

Kush shikon video pornografike apo abuzime me fëmijët, pas pak minutash policia troket në derë

“Do të humbisni familjen”, -ky është mesazhi i cili do të paralajmërojë pedofilët që ndjekin video të dhunimit të fëmijëve në internet.

Një sistem i ri dramatik është instaluar ditën e sotme, si shenjë mbrojtëse e dhunës kundër të miturve. Kjo është beteja e re e kryeministrit britanik, David Cameron, kundër dhunës “online”.

Alarmi, i cili do të ngarkohet nga Sky, Virgin, BT, dhe Talk Talk, arrin të shkojë në nëntë nga dhjetë familje britanike.

Kushdo që tenton të futet në faqet online, të cilat përmbajnë video pornografike apo abuzime me fëmijët, do t’i shfaqet ky mesazh në ekranin e kompjuterit të tij: “Aksesi është mohuar nga ofruesi i shërbimit të internetit, pasi kjo faqe mund të përmbajë: imazhe të fëmijëve të dhunuar, të cilët janë identifikuar nga ‘Internet Watch Fondation’.

Përpjekjet e qëllimshme për t’u futur në këtë material, mund të rezultojnë vepër penale kundër jush. Pasojat e shikimit të kësaj videoje mund të jenë të rënda. Kjo masë mund të përfshijë arrestime njerëzish, rrezikimin e humbjes së familjes dhe të miqve apo të humbjes së vendit të punës”.

E veçanta e këtij programi është se kushdo që tenton të shikojë video të tilla, regjistrohet automatikisht nga serverat dhe brenda pak minutash policia i troket në derë.

KOMENTE