English

Ja linku i aplikimit për borxhin që qeveria ka ndaj biznesit tuaj

Duke nisur nga data 2 tetor, dita e Merkure, ne faqen zyrtare te Ministrise se Financave, do te behet e mundur plotesimi on-line i dosjes nga firmat private qe pretendojne se buxheti i shtetit u ka detyrime te papaguara.

Formati i plotesimit te dosjes do te jete ne exel dhe shume lehte i realizueshem. Mjafton te ndiqen veprimet si me poshte:

1. Te shkarkohet dokumenti Excel, i cili ndodhet online.

2. Ta plotesohet me informacionin e nevojshem dhe te ruhet ne kompjuter.

3. Te ngarkohet dokumenti excel i plotesuar, ne faqe dhe te shtypet butoni "Dergo".

Ministria e Financave fton te gjitha subjektet private te plotesojne dokumentin dhe njekohesisht sqaron se cdo e dhene e ngarkuar ne dosje do te verifikohet. Afati i aplikimit zgjat deri me date 20 tetor.

Linku në të cilin duhet të aplikoni:
http://www.minfin.gov.al/Aplikimi_Online/aplikimi.html

KOMENTE