“Sa shpejt kalon koha”, ky është shqetësimi i parë i kryeministrit Rama kur është pyetur direkt në emisionin ‘7 pa 5’ te “Vizon Plus”.
Më pas ai ka folur se si nis dita e tij e punës si dhe për aministratën e mbushur me femra.
Ai ka thënë se femrat janë më pak të korruptuara dhe vajzat që ka zgjedhur kanë një ambicie të madhe.
Rama ka thënë se po punohet intensivisht që çdo shpenzim i çdo institucioni të bëhet online.
“Do bëjmë publik çdo shpenzim online dhe do të bëjmë filtrimin e të gjithë të dhënave drejtpërdrejt dhe do jepen të gjitha shpenzimet online të ministrive dhe institucioneve të tjera”, tha Rama.
Kur gazetarët e pyetën Ramën se nga çfarë ka frikë. Ai tha, nga asgjë. Por të vetmes gjë që i ndruhet është situata e vështirë ekonomike, në të cilën ndodhet vendi. “Të papriturat dhe ato çka mund të gjej përpara nga vështirësitë ekonomike, janë të vetmet gjëra që i druhem. Kjo për shkak se mund të gjendemi në ndonjë emergjencë kombëtare dhe frika ka një emërues, që mos gjendemi të papërgatitur në këto situata”.
Rama ka folur edhe për integrimin e vendit, ai nuk ka dhënë një përgjigje të saktë lidhur me datën për marrjen e statusit në BE. “Statusi nuk është çështje date, rruga e integrimit nuk është rrugë që ne të shkojmë drejt Brukselit, por një rrugë brenda nesh, të ndërtojmë Shqipërinë Evropiane. Sfida e është zgjimi i një shteti krejtësisht të përgjumur”, tha kryeministri.