Qumështi i bletës është tonik, energjik, antiseptik (kundër mikrobeve), etj. Ai jep efekte pozitive për shëndetin dhe preferohet shumë nga meshkujt. Gjithashtu, përdoret edhe për maska bukurie. Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore shërben për të ushqyer larvat gjatë tri ditëve të para si dhe për të ushqyer mbretëreshën. Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet, shumë interesant ky fakt, duke ditur që një bletë e zakonshme, e cila ka lindur nga e njëjta vezë me mbretëreshën, jeton vetëm 21 ditë. Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë.
Përmbajtja
Qumështi i bletës përmban të gjithë aminoacidet esenciale për njeriun. Enzima dhe derivatet e tyre. Sheqer: fruktozë dhe glukozë. Yndyra 80-90 për qind, por ato janë neutrale dhe nuk i bëjnë dëm organizmit. Minerale: kalium, kalcium, natrium, zink, hekur, bakër dhe mangan. Vitamina: B1, B2, B5, B6, acid folik, vitaminë H. Hormoni: progesteron, estrogjen, testosteron.
Efektet kuruese
Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides. Ndihmon zhvillimin dhe rritjen. Stimulon gjëndrat seksuale, ndihmon prodhimin e vezoreve, gjatë shtatzënisë, duke rritur nivelin e progesteronit në gjak. Rrit nivelin e testosteronit në gjak, duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjëndrat mbiveshkore. Ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike. Ul zmadhimin e prostatës, ka të njëjtin efekt si hormonet femërore. Normalizon punën e testikujve. Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite, rigjeneron strukturën e mëlçisë. Ka efekt antiinflamator (si paracetamoli, advili). Pastron organizmin nga toksina. Ndihmon funksionimin e veshkave. Rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut. Zgjeron enët e gjakut. Ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve. Rrit imunitetin. Ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi. Ndihmon në mikrohemorragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës. Përdoret në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës. Te fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë.
Kur nuk duhet të përdoret
Në kriza astme, sepse qumështi i bletës mund të ngushtojë bronket, gjë që do ta rëndonte sëmundjen. Në alergji ndaj përbërësve të qumështit të bletës. Nuk duhet ta përdorin ata që vuajnë nga sëmundja Addison, si dhe ata që kanë kancer në fazë akute.
Efektet anësore
Dhembje stomaku, të vjella, diarre dhe pagjumësi (kjo e fundit ndodh më shpesh te femrat). Në të tilla raste, në fillim ulni dozën dhe nëse efektet anësore nuk përmirësohen, ndërprisni konsumimin. Kujdes: nëse nuk respektoni dozat, mund të jetë helmues. Duhet pasur kujdes në përdorim kur organizmi është tepër i dobësuar, është e pamundur tretja e qumështit. Kur vuani nga sëmundje me spazma të tubit tretës, kancer shumë të përhapur në lëkurë.
Kura
Kura duhet të zgjasë një muaj, maksimumi tre muaj, për dozat lexoni me kujdes letrat që e shoqërojnë dhe respektoni indikacionet e shkruara. Rezultatet e kurës mund të shfaqen menjëherë ose me pak vonesë, sepse ndryshe nga poleni, qumështi i bletës vepron më ngadalë.
Sëmundjet në të cilat duhet të përdoret
-Hipertiroidisem
-Diabet
-Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta)
-Sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut
-Sëmundje kronike të mushkërive
-Sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit
-Sëmundje të veshkave
-Artrite reumatoide
-Probleme seksuale, probleme me riprodhimin, ndihmon në periudhat e premenopauzës
-Kancer
-Në pediatri ndihmon sidomos fëmijët e lindur para kohe ose distrofikë