Keni menduar ndonjehere qe si ka mundesi qe Indianet kane floke aq te bukura dhe te trasha? E kane ne rrace? Ne gen? … mund te jete e mundur, POR sekreti i tyre per floke te bukura, te trashe dhe plot jete eshte perdorimi i vajrave natyrale. Perdorimi i vajrave ushqen floket duke hidratuar majat e djegura, qeteson dhe stimulon skalpin/poren, nxisin rritjen e flokeve dhe forcojne rrenjen e fijeve. Ne kete post, do perqendrohem te vajrat e mia me te preferuara por nuk do le pa permendur disa vajra te tjera qe ende nuk i kam porvuar, por jane ne listen time per tu blere…
Vaj Rozmari (Rosemary Oil)
Vaj Esencial i Rozmarise eshte vaj im me i preferuar. Kam 4 vjet qe e perdor – jo rregulisht, por mundohem ta perdor te pakten njehere ne muaj! Vaj Rozmari eshte shume i mire per ato qe vuajne nga zbokthi ose skalpi sensitiv, pasi e qeteson dhe e stimulon ate. Ne te njejten koh, me perdorim te vazhdueshem (1 ose 2 here ne jave) ky vaj nxit rritjen e flokeve dhe forcon rrenjen e fijes – kjo gje e ben vajn Rozmari te luftoj kundra humbjes se flokeve. Nje nga forcat e tjera te vajt rozmari eshte fakti qe ai lufton thinjen ne floke pasi e erreson flokun duke i dhene vitaminat e duhura qe floku mos te thinjet – prandaj rekomandohet me shume per brunet sesa bjondet!!!! Te me falin Bjondet…
Vaj esencial i Rozmarise nuk duhet ne asnje menyre te aplikohet i vetem pasi eshte shume i forte dhe mund te shkaktoje acarim. Para se te perdoret, duhet holluar me ndonje vaj tjeter (jo esencial) ose me uje.
Personalisht do rekomandoja perdorimin e vajt rozmari ne 2 menyra:
- 1/3 Vaj Rozmari me 2/3 Vaj Jojoba – te masazhohet perzierja ne lekuren e kokes dhe ne te gjithe flokun, duke e lene minimumi 45 minuta ne koke para se te lahet floku. Une e kam bere kete gje 2 here ne jave (ne fillimet e mia me perdorimin e vajrave, pasi e kisha demtuar flokun duke perdorur pjastren rregullisht) dhe kam pare transformim shume pozitive ne floke, pasi jo vetem qe floku nisi te rritet me shpejt por njekohesiht edhe me i forte – madje dhe parukjerja ime e dalloi njefare ndryshimi ne floke. Kisha nje shkelqim ne floke pasi vaj Jojoba hidraton flokun duke i dhene shume shkelqim dhe butesi.
- 10-15 pika vaj rozmari dhe 1 gote uje te nxeht – kjo perzirje te perdoret mbasi e keni lare flokun. Gjate kohes qe flokun e keni te lagur,’spray’ sprutco perzierjen ne floke dhe ne skalp. Kjo perziere perdoret si balsam pasi i zbut floket dhe ju jep nje shkelqim. Mos u trembni nga era e forte e rozmarise pasi ajo largohet ne momentin qe floku thahet.
Vaj i Arres se Kokosit (Coconut Oil)
Vaj i Arres se Kokosit eshte nje tjeter vaj qe e kam shume perzemert pasi i hidradon floket duke zbutur majat qe te mos digjen. Vaj i Arres se Kokosit eshte i vetmi vaj qe lekura dhe folikulet e flokeve e thithin ate brenda duke marr hidratim te brendshem, kjo gje nxit rritjen e flokut. Vajn e Arres se Kokosit e perdor ne ato dite kur flokun e kam shume te brishte.
Vaj i Arres se Kokosit duhet perdorur i nxehte, masazhoheni ne floke dhe ne skalp pastaj ne te gjithe flokun, lereni minimumi 30 minuta ne koke pastaj lajeni.
Kete vaj e rekomandoj per bjondet qe e kan flokun shume te brishte nga dekolorimi – aplikojeni ne floke dhe mbajeni gjate nates (vini nje peshqir ne jastek) dhe lajeni ne mengjes. Ju siguroj qe mbas larjes do keni floke shume te bute.
Vaj Amla (Amla/Gooseberry Oil)
Vaj Amla eshte nje nga vajrat me te perdorur ne Indi. E kam provuar dhe vete, mund te pohoj qe ta nxit rritjen e flokut – e kam provuar 1 ose 2 here ne jave per 1 muaj dhe me eshte dukur floku me i trash. Vaj Amla eshte nje burim i pasur i vitaminave C, linolenic acid dhe omega 9.
Duhet perdorur ne te njejten menyre si vajrat e tjera – aplikojeni ne skalp dhe floke per minimumin 45 minuta, pastaj lajeni.
Vaj Argan (Argan Oil)
Vaj Argan eshte shume i popullarizuar keto kohet e fundit dhe eshte perdorur ne shume produkte kozmetike. Vaj argan ka prejardhjen nga Maroku dhe eshte nje burim i mire i vitaminave E. Ndihmon me majat e djegura pasi e mban flokun te hidratuar.