English

Përforcohet ligji anti-duhan nga BE-ja

Deputetët e Komisionit Evropian, hodhën sot  planin për përforcimin e ligjit të ri antiduhan, i cili do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.  Ata e refuzuan propozimin e Komisionit Evropian për t’i trajtuar cigaret elektronike si produkte mjekësore, një hap i cili do të kishte kufizuar shitjet e cigareve të vërteta.  Ata mbështetën ndalimin e cigareve aromatizuese me mente, por ky ndalim do të hyjë në fuqi pas pesë vjetësh. Ndërsa për cigaret e holla ata vendosën që të mos ndalohen. 

Midis masave të tjera, deputetët evropianë,  votuan edhe vënien e paralajmërimeve shëndetësore në 65% të paketave në krahasim me masën 75% që ishte propozuar. 30% e paralajmërimeve shëndetësore do të vendosen në anën e paketimit, ndërsa 40% të tyre në anën e pasme. Edhe paketat me 10 cigare, të cilat përdoren gjerësisht nga të rinjtë, do të ndalohen, ndërsa paketimet e vogla,sipas ligjit të ri, do të jenë akoma në qarkullim.

Plani i ri antiduhan do të kthehet në ligj në vitin 2014, ndërsa për 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të fillojë të zbatohet dy vjet pas hyrjes në fuqi të ligjit.Laburistja, Linda McAvan, ka deklaruar për BBC-në, se mbeti e zhgënjyer që cigaret e holla nuk u ndaluan, por nga ana tjetër ajo shprehet e kënaqur që paketimet e cigareve në formë buzëkuqi apo parfumi, tepër tërheqëse dhe të përdorura gjerësisht nga femrat, nuk do të lejohen të përdoren më./shekulli.

KOMENTE