Përsëri numri i aksidenteve shtohet. Gjatë orëve të natës në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.
Automjeti ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Larushk dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, Ferdinand Xhaferri, 33 vjeç, ku si shkak policia mendon se ka qenë shpejtësia e madhe.
Ndërkohë një tjetër aksident ka ndodhur në Fushë Krujë-Vorë ku një trajler është përmbysur në mes të urës për shkak se u përplas me një trafikndarëse. Nga aksidenti u plagos lehtë drejtuesi i trajlerit, ndërsa policia po punon për sistemimin e trafikut që u rëndua së tepërmi pasi trajleri bllokoi një pjesë të autostradës.