English

Ilir Xhakjan dënohet me burgim të përjetshëm

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar Ilir Xhakjan me burgim të përjetshëm. Xhakja akuzohet për vrasjen e ish-komisarit të Shijakut Adem Tahirajt.

Edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ilir Xhakjan. Në pretencën e tij, prokurori Eugen Beci ka theksuar se është vërtetuar se Xhakja e ka vrarë me dashje ish-shefin e komisariatit të Shijakut nisur nga shenjat që mbarte.

Në seancën e sotme, Avokati mbrojtës, Andi Duraj është shprehur kundër pretencës së prokurorisë duke kërkuar që Xhakja të shpallet i pafajshëm nga akuza e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta.
Kjo sipas tij pasi policët ishin civilë ditën e ngjarjes dhe Xhakja nuk e dinte që ata ishin punonjës policie.
Sipas avokatit, ish-komisari i Shijakut Adem Tahiraj ka përdorur fjalë fyese në drejtim të klientit të tij dhe të vërtetën e dinë edhe policët që e shoqëronin ish-kryekomisarin por ata nuk pranuan të dëshmojnë.
Gjithashtu avokati ka kërkuar që Xhakja të shpallet i pafajshëm edhe për plagosjen e Lena Ndojes.

Ngjarja e rëndë ku u vra ish-komisari i Shijakut Adem Tahiraj ndodhi në 13 shtator të vitit të shkuar në Katund Sukth në Durrës.

KOMENTE