English

Kupola e Policisë së Shtetit. Emrat e rinj dhe detyrat e reja

Sot është ndryshuar e gjithë kupola e Policisë së Shtetit, ku të gjithë drejtorët nëpër qarqe kanë dhënë dorëheqjen. Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka dhënë vendim për të ndryshuar drejtorët e policive në të 12 qarqet e vendit si dhe zëvendësdrejtorët e përgjithshëm.

Hysni Burgaj, jep dorëheqjen nga posti i drejtorit të Policisë së Shtetit për të marrë detyrën e drejtorit të Shkollës së Policisë, si dhe do të zëvendësohet nga Artan Didi.

Sokol Bizhga është emëruar zv/drejtor i Policisë së Shtetit, në vendin e lënë bosh nga Agron Kuliçaj.

Altin Qato është emëruar në detyrën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ardian Çipa është emëruar në krye të Policisë së Tiranës duke zëvendësuar në këtë post Bernard Çaushajn.

1. Muhamet Rrumbullaku, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor

2. Altin Qato, emërohet në detyrën zv/Drejtor i Përgjithshëm në Departamentin për Sigurinë Publike

3. Tonin Vocaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP

4. Nikolin Bala, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP

5. Mërgim Hoxha, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP

6. Gjergj Jorgo, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP

7. Pellumb Seferi, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP

8. Arjan Bozhaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP

9. Artan Cuku, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP

10. Ardian Çipa, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Tiranë

11. Ervin Hodaj, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Fier

12. Kastriot Skenderaj, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Vlorë

13. Haki Çako, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorise Policise Qarkut Gjirokastër

14. Lorenc Panganika, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Berat

15. Bernard Çaushaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP

16. Halit Murataj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP

17. Emri Vata, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor

18. Arben Hajdarmataj, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin e Trajnim, Shkollim të Nivelit të Mesëm e të Lartë Drejtues, në Qendrën e Formimit Policor

19. Aleks Hajdari, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Trafiqeve të Paligjshme, në DPP

20. Muharrem Furriku, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor

21. Izet Hysa, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin e Trajnim, Shkollim të Nivelit të Mesëm e të Lartë Drejtues në Qendrën e Formimit Policor

22. Saimir Muça, emërohet në detyrën Specialist në Seksionin e Trajnim, Shkollim të Nivelit të Mesëm e të Lartë Drejtues në Qendrën e Formimit Policor

23. Shkelzen Aliaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP

24. Astrit Halilaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike në DPP

25. Jashar Vrekaj, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor

26. Ilo Keçka, emërohet në detyrën Specialist në Sektorin e Programeve Mësimore në Qendrën e Formimit Policor

27. Ilirjan Balla, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Kukës

28. Perlat Vatoci, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Dibër

29. Besnik Muçmata, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Policise Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme në DPP

30. Gentjan Shehaj, emërohet në detyrën Shef i Sektorit të Aseteve Kriminale në DPP

31. Edmond Tarkaj, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Korçë

32. Perlat Çullhaj, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Durrës

33. Shaban Nexhi, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Shkodër

34. Niko Brahimaj, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Lezhë

35. Neritan Nallbati, ripranohet dhe emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Policisë Qarkut Elbasan

KOMENTE