English

Deputeti francez gjobitet pasi e quan kolegen femër "pulë" në parlament(VIDEO)

Një deputet francez ka ngjallur zemërim dhe është gjobitur, pasi ai talleshe me një kolege femër duke e quajtur atë si një pulë në parlament.

Incidenti u denoncua gjerësisht si seksist në një vend ku fjala pulë është përdorur shpesh si një term nënçmues për gratë.

Véronique Massonneau u detyrua të ndalet në Asamblenë Kombëtare në Paris, kur rivali i saj konservator, Philippe Le Ray, filloi të bëjë zhurmë.

Megjithatë, ajo e rifilloi fjalimin e saj lidhur me reformën e pensioneve të planifikuar kur ai rifilloi ta ofendonte duke nxitur presidentin e Asamblesë Kombëtare të ndërpresë asamblenë.
1915

KOMENTE