English

Digjen makinat e rektorit të universitetit në Vlorë

Mëngjesin e sotëm në Vlorë janë djegur 2 automjetet e rektorit të Universitetit të Vlorës, Albert Qarri.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë banesës së rektorit, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.

Policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka marrë të gjitha provat e nevojshme dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

KOMENTE