English

Nikolla-Asan. Turqia e gatshme për rritjen e numrit të studentëve shqiptarë në Turqi

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Znj. Lindita Nikolla priti dje në takim ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Z. Hasan S. Asan. Ministrja e falënderoi ambasadorin Asan për vizitën dhe, në veçanti, për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Shqipërisë në fushën e arsimit. Gjatë takimit, ministrja Nikolla theksoi, se partneriteti strategjik mes dy vendeve do të forcojë bashkëpunimin edhe në fushën e arsimit.

Znj. Nikolla vuri theksin te vullneti i fortë i qeverisë për të konkretizuar fushat e bashkëpunimit dypalësh dhe e siguroi ambasadorin për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit duke shprehur gatishmërinë për një fazë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Nga ana e tij, ambasadori Asan uroi ministren Nikolla për marrjen e detyrës. Ai u shpreh i gatshëm për rritjen e numrit të bursave për studentët shqiptarë që duan të studiojnë në Turqi dhe foli për mundësinë e emërimit të një atasheu për arsimin pranë ambasadës Turke në vendin tonë.

KOMENTE