English

Piloti sëmuret, pasgjeri ul avionin për mrekulli (VIDEO)

Mos krijoni panik nëse gjendeni në një fluturim hde papritur piloti sëmuret, pasi dikush nga pasagjerët mund të bëhet pilot vetëm për disa minuata dhe pilot mjaft i shkëlqyer.

Një avion në Britaninë e Madhe duhet të bënte një ulje të detyruar, dhe kjo është bërë nga një pasagjer i rastit dhe jo nga piloti i avionit.

Pas alarmit të pilotit, i cili është sëmurur papritur, një pasagjer është detyruar të merrte drejtimin e avionit, dhe më pas, me ndihmën nga toka të dy instruktorëve, ai ka mundur të bëjë uljen e avionit pa asnjë dëmtim pasagjeri.

Avioni u ul në aeroportin e “Humberside” në veri të “Lincolnshire”, ndërsa piloti ka vdekur disa minuta pasi është dërguar në spital.

Roy Murrai, një nga instruktorët që ndihmoi pasagjerin në uljen e avionit, ka treguar për BBC-në se “heroi” që shpëtoi dhjetëra njerëz, nuk kishte pasur asnjë eksperiencë në drejtimin e avionëve, e megjithatë ka bërë një ulje normale dhe pa asnjë dëmtim të avionit apo lëndim të pasagjerëve.
1914

KOMENTE