English

Policia e Fierit shpëton 9-vjeçaren nga rrëmbimi

Në Fier në lagjen"Konferenca e Pezës" mbrëmjen e sotme patrulla e policisë së qytetit ka hasur një vajzë 9 vjeçare që po qante pranë hyrjes së një pallati.

Në momentin e afrimit të policisë, një 22-vjeçar, i identifikuar si Kristiano Binjaku u konfrontua me policinë.

22 vjeçari shoqërohet në polici dhe policia konfirmon se qëllimi i tij ishte rrëmbimi i vajzës.

Policia bëri verifikimet e nevojshme për të miturën dhe njoftoi familjarët e saj, të cilët mbërritën gjithashtu në komisariat.

KOMENTE