English

Vizë emigruese në USA. 3 hapat që duhen ndjekur

Ka tre hapa që duhen ndjekur për të aplikuar për vizë emigruese. Dorëzoni një peticion vize emigruese pranë Shërbimeve të Nënshtetësisë dhe Emigracionit të SHBA-së. Më pas Qendra Kombëtare e Vizave do të marrë peticionin nga dhe do të pranojë aplikimin për vizë emigruese.

Të emigrosh në Shtetet e Bashkuara dhe të jetosh atje përgjithmonë është një vendim i rëndësishëm dhe kompleks. Ju duhet të keni një vizë emigruese për të hyrë në SHBA. për të jetuar aty përgjithmonë. Ligji i emigracionit i SHBA-së mundëson lëshimin e vizave emigruese në katër kategori të përgjithshme: i afërm i menjëhershëm, bazuar në familje, bazuar në punësim, dhe Programi i Vizave Emigruese të Shumëllojshmërisë, i njohur edhe si lotaria e “kartës jeshile”. Ka tre hapa që duhen ndjekur për të aplikuar për vizë emigruese: Dorëzoni një peticion vize emigruese pranë Shërbimeve të Nënshtetësisë dhe Emigracionit të SHBA-së. Më pas Qendra Kombëtare e Vizave do të marrë peticionin nga dhe do të pranojë aplikimin për vizë emigruese. Përgatisnidokumentacionin e kërkuar për ta dorëzuar pranë NVC-së. Vini re se oficeri konsullor mund të kërkojë dokumente shtesë, apo të rinovuara në ditën e intervistës për vizë emigruese. Dhe hapi është vizita mjekësore dhe paraqitja për intervistën tuaj për vizën emigruese në Seksionin Konsullor.

Vizë për punësim
Për t’u konsideruar për vizë emigrimi me bazë punësimi për disa nga kategoritë e mëposhtme, punëdhënësi i ardhshëm ose agjenti i aplikantit duhet fillimisht të marrë miratimin e certifikimit të punës nga Departamenti Amerikan i Punës. Pasi të merret miratimi, nëse kërkohet, punëdhënësi dorëzon një Peticion Emigrimi për Punonjësin e Huaj, Formularin I-140, me zyrat e Shërbimeve Amerikane të Shtetësisë dhe Emigracionit (USCIS) për kategorinë e duhur të punësimit. (Personat me aftësi të jashtëzakonshme në Kategorinë e Parë të punësimit janë në gjendje të paraqesin peticionin personalisht).

Kategoritë:
-Preferenca e Parë e Punësimit (E1): Punëtorët Prioritarë - Aplikanti i Preferencës së Parë duhet të jetë përfituesi i një Peticioni Emigracioni I-140 Për Punonjësit e Huaj të miratuar nga USCIS. Certifikimi i punës nuk është i nevojshëm për asnjë nga nëngrupet Punëtorëve Prioritar. Punëtorët Prioritar marrin 28.6 për qind të kufirit vjetor botëror të vizave të emigrimit me bazë punësimi.
-Preferenca e Dytë e Punësimit (E2): Profesionistët me Grada të Avancuara dhe Personat me Aftësi të Jashtëzakonshme - Një aplikant i preferencës së dytë në përgjithësi duhet të ketë një certifikim të punës të miratuar nga Departamenti i Punës. Një ofertë pune është e nevojshme dhe punëdhënësi në SHBA duhet të paraqesë një Peticion Emigrimi për Punonjësin e Huaj, Formularin I-140, në emër të aplikuesit.
-Preferenca e Tretë e Punësimit (E3): Punëtorët Me Përvojë, Profesionistë, dhe Punëtorë Papërvojë (punëtorët e tjerë) - Një aplikant i preferencës së tretë duhet të ketë një Peticioni I-140 të miratuar nga USCIS, të paraqitur nga punëdhënësi i ardhshëm. Të gjithë këta punëtorë në përgjithësi u kërkohet certifikimi i punës të miratuar nga Departamenti i Punës.
-Preferenca e Katërt e Punësimit (E4): Disa Emigrantë të Veçantë - Një aplikant i preferencës së katërt duhet të jetë përfituesi i një Peticioni I-360 për Amerasian, i/e Ve, apo Emigrantëve të Veçantë, me përjashtim të Disa Punonjësve ose Ish-punonjësve të Qeverisë Amerikane jashtë vendit.
-Preferenca e Pestë e Punësimit (E5): Investitorët Emigrantë - Kategoritë e vizave të Investitorëve Emigrantë janë për investimin kapital nga investitorët e huaj në një ndërmarrje të re në Shtetet e Bashkuara të cilat mundësojnë krijimin e vendeve të reja të punës.

Si të caktoni takim për një Vizë Emigruese
Për Aplikanët e Vizave Emigruese: Pasi Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) i ka marrë të gjitha dokumentet e nevojshme për të kompletuar aplikimin për vizë, NVC-ja do t’i dërgojë aplikantit një letër (ose e-mail) me datën dhe orën e intervistës për vizë. Të gjitha dokumentet që ka mbledhur aplikanti do të nevojiten për intervistën për vizë.
Për Aplikanët e Vizave K: Pasi peticioni juaj i aprovuar nga Zyra e Shërbimeve Amerikane për Shtetësinë dhe Imigracionin (USCIS) vjen nëpërmjet Qendës Kombëtare të Vizave (NVC) në Seksionin Konsullor, peticioneri dhe/ose aplikanti do të kontaktoheni me anë të postës elektronike (e preferueshme), ose nëpërmjet postës me Paketën e Udhëzimeve që ju duhet të dërgoni në Seksionin Konsullor. Pasi Seksioni Konsullor t’i ketë marrë të gjitha dokumentet e nevojshme për të kompletuar aplikimin për vizë, Seksioni Konsullor do t’ju dërgojë një e-mail (ose letër) me udhëzimet se si të caktoni datën e intervistës për vizë. Të gjitha dokumentet që ka mbledhur aplikanti do të nevojiten për intervistën për vizë.


Dokumentet për vizë emigruese
- Certifikatë lindjeje e peticionerit (qytetarit amerikan), e cila të jetë lëshuar jo më parë se një vit nga data e intervistës.
- Një garanci financiare origjinale (jo fotokopje, as me email) për secilin peticion. Pavarësisht nëse kualifikoheni për të sponsorizuar ose jo, ju si peticioner duhet patjetër që të dorëzoni formularin I-864. Ky dokument nuk duhet të jetë më i vjetër se 12 muaj kur të paraqitet në ditën e intervistës.
- Fotokopje të pasaportës amerikane të sponsorit, të certifikatës së natyralizimit, ose të kartës së rezidentit të përhershëm të ligjshëm,
- Vërtetim punësimi të lëshuar kohët e fundit, i cili të përmbajë informacion se për sa kohë keni qenë të punësuar dhe rrogën tuaj
-Taksat e vitit të fundit (Formulari 1040), ose një transkript apo kopje të taksave të marrë direkt nga Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave (IRS),
- Formularët Ë-2 të vitit të fundit për të gjitha punët,
- Nëse ju jeni i martuar, bashkëshortja juaj duhet gjithashtu të plotësojë dhe dorëzojë formularin I-864A (vini re: formulari I-864A është i ndryshëm nga I-864). Për më shumë informacion vizitoni faqen e Internetit (në Anglisht) të Departamentit Amerikan të Shtetit Byrosë së Çështjeve Konsullore “Udhëzimet e Dëshmisë së Mbështetjes”. Formulari I-864 dhe I-864A gjenden në adresën e Internetit të Shërbimeve Amerikane të Qytetarisë dhe Emigracionit (USCIS) “Formularët” (në Anglisht).
- Nëse ju (peticioneri) nuk keni deklaruar taksat vitin e kaluar, ju duhet të përgatisni një deklaratë të nënshkruar ku shpjegoni arsyet përse nuk ju është kërkuar të deklaroni taksat (p.sh. nëse ishit student, etj).
- Nëse të ardhurat tuaja (të peticionerit) janë nën 125 përqind të nivelit të varfërisë (poverty guideline), që vendoset çdo vit nga Departamenti Amerikan i Shërbimeve të Shëndetit dhe Njeriut, apo nëse ju nuk jeni i kualifikueshëm për të sponsorizuar financiarisht të afërmin tuaj, ju duhet të siguroni një sponsor tjetër (joint sponsor), që të dorëzojë një Formular I-864, si shtesë e Garancisë suaj Financiare I-864. Ky formular I-864 duhet të jetë i firmosur origjinal (jo fotokopje, as me email) shoqëruar me fotokopje të pasaportës amerikane të sponsorit tjetër apo të kartës së tij të rezidentit të përhershëm të ligjshëm, taksat e vitit të fundit (Formulari 1040), formularët Ë-2 të vitit të fundit për të gjitha punët dhe vërtetim punësimi të lëshuar kohët e fundit. Pavarësisht sponsorit tjetër, ju si peticioner duhet patjetër që të dorëzoni formularin I-864.
- Nëse sponsori tjetër është i martuar, bashkëshortja e tij duhet gjithashtu të plotësojë dhe dorëzojë formularin I-864A, në origjinal. Për më tepër informacion rreth dokumentacionit të kërkuar nga sponsori tjetër, ju lutemi vizitoni faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Lista për Përgatitjen e Formularëve të Dëshmive të Mbështetjes”.

KOMENTE