English

Plagosen 5 persona. Udhëtonin drejt Kosovës

Në aksin Ura e Drinit të Zi-Morinë, pjesë e autostradës, si pasojë e një aksidenti janë plagosur 5 persona.

Aksidenti ka ndodhur në qytetin e Kukesit kur nje automjet tip Benx me targa AA 194 GM ka dale nga rruga duke rene disa metra poshte saj.

Ne mjet ndodheshin 5 persona. Per pasoje jane plagosur rende shtetasit
Pellumb e Drita Derveni bashkeshorte dhe ne gjendje me te lehte jane plagosur shtetaset Brisida Taga, Luljeta Turku dhe Liljana Ajazi.

Makina udhëtonte drejt Kosovës. 2 personat në gjendje më të rëndë janë nisur drejt Tiranës ndërsa 3 të tjerët po kurohen në spitalin e Kukësit.
Policia po heton ne lidhje me shkakun e aksidentit që mendohet te jete shpejtesia e madhe ne kthese. Te aksidentuarit jane nga Fushe-Kruja.

KOMENTE