Mbrëmjen e djeshme në rrugën "Vaso Pasha" në Tiranë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Nga të dhënat e policisë, mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Françesko Dushku, 32 vjeç, pronar i një pike bastesh aty pranë.
Mësdohet se Dushku pati një zënkë të momentit me një shtetas tjetër, i identifikuar si Genci Basha. Ky i fundit u largua nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat blu dhe nisën menjëherë hetimet. I plagosuri u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.