Pranë zonës së njohur si ish Fusha e Aviacionit në Tiranë, një apartament është përfshirë nga flakët.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrëfikësve të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Sipas informacioneve më të fundit nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në apartament.